Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Zjarr në një ndërtesë në Gostivar

Gostivar, 22 janar – Zhurnal.mk – Sot rreth orës 11.00, në SPB Tetovë, është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H. nga Gostivari.

Në këtë zjarr nuk ka pasur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Gostivari të cilëve ju kanë ardhur në ndihmë edhe pjesëtarët e policisë të cilët kanë arritur të evakuojnë rreth 15 persona nga ndërtesa, zjarri është lokalizua plotësisht, kurse ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e zjarrit.

Postime të ngjashme

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...