Zjarr në një shtëpi familjare në Kumanovë

nga Xh M

Zjarrfikësit kumanovarë e kanë shuar zjarrin në shtëpinë familjare në rrugën “Gjuro Pucar”, informuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë. Dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës dy orë e gjysëm e kanë shuar zjarrin që shpërtheu në ora 21:00.

“Zjarri e ka përfshirë pjesën e përdhesës së objektit, u shkaktua dëm i madh material. Zjarri u shua në ora 23:15 minuta”, informuan nga QRMK Kumanovë.

Zjarrfikësit dje kanë intervenuar edhe në barin e djegur të thatë në oborrin e një shtëpie të braktisur familjare në fshatin Tabanoc.

Sipas informatave të NJZT Kumanovë, nga fillimi i vitit deri tani ka pasur 45 zjarre, kryesisht në ambient të hapur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More