Bota

Zjarret në Kaliforni djegin qindra ndërtesa

Pritet që ndryshimi i motit këtë fundjavë t’i ndihmojë zjarrëfikësit në Kaliforni në përpjekjen e tyre për të vënë nën kontroll zjarrin që ka djegur këtë vit një sipërfaqe rekord prej 1,6 milionë hektarësh.

Sipas zyrtarëve, nëse zjarret djegin edhe 8,100 hektarë të tjerë kjo do të shënonte një ngjarje të zymtë, ndërsa zjarrfikësit luftojnë me 23 vatra kryesore në mbarë shtetin e Kalifornisë.

Mëngjesin e së shtunës pati njoftime pozitive. Zyrtarët nuk bënë paralajmërime për rrezik ekstrem nga zjarret pasojë e erërave të fuqishme. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon rënien e temperaturave të larta dhe kushte me erëra më të lehta përgjatë gjithë shtetit në fundjavë.

Të premten helikopterët hodhën ujë mbi zjarret në rrëzën e Luginës Napa, që njihet si rajoni i prodhimit të verës, ku të dielën e kaluar shpërtheu zjarri. Kjo zonë ndodhet rreth 120 kilometra në veri të qytetit San Françisko.

Urdhërat për evakuim të banorëve në Calistoga u tjetërsuan në paralajmërime megjithëse disa shtëpi dhe pemë vazhduan të digjen. Zjarri ka shkatërruar rreth 250 shtëpi dhe objkte të tjera, përfshi punishte dhe kantina vere.

Zjarrfikësit bënë përparim të dukshëm të premten. Zyrtarët thanë se vetëm 46 për qind e vatrës së zjarrit që shkatërroi rreth 150 ndërtesa pranë qytetit Redding, ishte vënë nën kontroll.

Zjarret në Kaliforni u kanë marrë jetën 31 njerëzve këtë vit. Shumë prej tyre u shkaktuan nga rrufetë në muajin gusht dhe shumica e zjarreve vazhdojnë që nga ajo kohë.

Shumë shkencëtarë thonë se ndryshimi i klimës e ka bërë Kaliforninë më të rrezikuar ndaj zjarreve për shkak se zona të mëdha të atij shteti janë të mbuluara me pemë të thata e shkurre.

Postime të ngjashme

Hill: Trump dëshiron të bashkojë forcat me Putinin kundër Kinës

admin

Lavrov: Armenia rikonfirmon angazhimin për marrëveshjen e Karabakut

T E

Gjermani: Disiplinohuni, se mbështetja e shtetit në ekonomi nuk zgjat pa mbarim

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...