Zjarret në Shëngjin/ Kërkohet evakuimi i banorëve të lagjes së portit

nga Xh M

Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More