Shkup, 21 qershor – Sezoni e verës për kundër përparësive të shumta që ka nuk përjashton edhe disa mangësi që nuk janë lehtë të tejkalueshme. Temperatura e larta ndikojnë dukshëm në ndezjen e zjarreve të ndryshme në zona mjaft specifike për vendin, sidomos pyjet. Nga këto zjarre përfshihen edhe shumë deponi ilegale, fusha, toka punuese e të tjera. Fatkeqësia më e madhe qëndron te fakti që në verë shtohet zjarret por pakësohen mundësitë për shuarjen e tyre. Përshembull në vendin tonë ekzistojnë dy avion për shuarjeve e zjarreve por kemi vetëm një pilot. Që i bie se institucionet përgjegjëse nuk brengosen e as shqetësohen të marrin masa për motivimin e pilotëve të rinj apo të gjejnë zgjidhje ideale që do të ndihmonte në këtë drejtim. Masat duhet të merren para se të ndodhin dëmet, shkruan Zhurnal.
Një pilot dy avion për shuarje të zjarreve –
Në funksion të shuarjes së zjarreve këtë sezon do të jenë dy avionë të njohur si “air tractor”, po kjo flotë përballet me mungesë të pilotëve pasi tani për tani është vetëm një pilot që do të përfshihet në luftën kundër zjarreve. Veç kësaj, avionët do të jenë të gatshëm për intervenim nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut pasi aktualisht ndodhen për servisim në Kroaci.
“Dy nga gjithsej tre pilotët që u përfshinë vitin e kaluar në shuarjen e zjarreve të mëdha, kanë dalë në pension, andaj pritet që Qeveria e re të gjejë një zgjidhje kompromisi lidhur me pagat për angazhimin e pilotëve të pensionuar”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza për REL.
Kjo është e tmerrshme dhe tregues për papërgjegjësinë e institucioneve të vendit që as nuk brengosen e as shqetësohen për pasojat që mund të ndodhin nga ndezja e zjarreve. Me rëndësi ata për vete ndjehen të sigurt, pyjet fushat e malet por edhe shtëpitë e qytetarëve edhe nëse digjen në tërësi nuk krijon ndonjë tragjedi për ata.
Në vendin tonë është krijuar një shprehi katastrofale që masat merren pasi të shkaktohen dëmet. Pra, masa preventive apo parandaluese të dëmeve dhe pasojave që mund të ndodhin as që ndodhë të diskutohet e lëre më të praktikohet. E kjo po vërtetohet edhe njëherë në raport me përgjegjësinë për shuarjen e zjarreve.
Kjo ndodhë kështu për faktin që institucionet e vendit përkundër gjithë tragjedive që kanë ndodhur deri në këto momente nuk është se kanë dhënë llogari apo kanë mbajtur përgjegjësi. Prandaj, edhe ky komoditet i tyre nuk vjen rastësisht por si rezultat i mos përgjegjësisë në vazhdimësi.
Shuarja e zjarreve me shumë vështirësi –
Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 1.175 zjarre. Ato përfshijnë, gjithashtu, deponi të paligjshme, male, fusha, livadhe dhe ambiente tjera. Temperaturat përvëluese, e sidomos pakujdesia e njerëzve, janë arsyet më të shpeshta për shpërthimin e zjarreve, thonë nga njësia e zjarrfikësve të Prilepit, e cila mbulon edhe tri qytete të tjera në këtë pjesë të vendit.
Por, kjo njësi zjarrfikëse, sikur edhe shumë të tjera, përballet me mungesë të zjarrfikësve dhe makina të vjetruara. “Kemi mungesë të madhe të kuadrit. Janë 34 zjarrfikës profesionistë që po përballen me zjarret e këtyre ditëve, ndërkohë kemi nevojë për të pakën 60 të tjerë. Besojmë se institucionet do të ndërmarrin masa për të angazhuar zjarrfikës sezonalë”, thotë Hristijan Momiroski, komandant i zjarrfikësve në Prilep.
Sipas Qendrës për Komunikim Civil, një organizatë që merret me monitorimin e punës së institucioneve shtetërore dhe furnizimeve publike, shtatë automjete zjarrfikëse në vend janë më të vjetra se gjysmë shekulli. Sipas hulumtimit, në dy qytete ende janë në përdorim dy automjete për shuarjen e zjarrit të prodhuara në vitin 1996.
Kujtojmë që, temperatura e larta ndikojnë dukshëm në ndezjen e zjarreve të ndryshme në zona mjaft specifike për vendin, sidomos pyjet. Nga këto zjarre përfshihen edhe shumë deponi ilegale, fusha, toka punuese e të tjera. Fatkeqësia më e madhe qëndron te fakti që në verë shtohet zjarret por pakësohen mundësitë për shuarjen e tyre. Masat duhet të merren para se të ndodhin dëmet vetëm përmes kësaj forme reflektohet kujdesi praktik e i dukshëm ndaj qytetarëve. /Zhurnal.mk