Tetovë, 1 nëntor – Si në shuarje të zjarrit,shpëtime të qytetarve në aksidente por kohëve të fundit edhe intervenime nëpër banesa shumë katëshe si pasoje e ndezjeve të oxhaqeve.
Komandantit të NJTKZ-Tetovë Uka Aliti,thotë për TVM2 se qytetarët duhet të jenë pakë më të ndërgjegjshëm dhe të pastrojnë oxhaqet e tyre,pasi ndezja e një oxhaku mund të rrezikojë shumë banorë.
“Të gjithë qytetarët që përdorin lëndën e par drurin,për lëndë djegëse që të bëjnë pastrimin e oxhaqeve,pasi e dimë se një oxhak i pa pastruar është një potencial për shpërthim zjarri. Ne që nga fillimi i janarit,deri më ditën e sotme kemi 509 intervenime. Intervenime në shuarjen e zjarrit në shpëtimin apo nxjerrjen e njerzive nga aksidenti i komunikacionit”, u shpreh komandanti të NJTKZ-Tetovë Uka Aliti.
NJTKZ-Tetovë ju shërben mbi 250 mijë qytetarëve,përfshirë këtu edhe 5 komunave rurale. Edhe pse NJTKZ-Tetovë, është në shërbime të qytetarëve të komunave përreth Tetovës,ata nuk koontribojnë as një qëndrak edhe pse me ligj janë të obliguar.
“Siç janë Tearca,Jugonovca,Zhelina,Bogovina dhe Bervenica. Këto komuna janë edhe me ligj të detyruar të participojnë në komunë e Tetovës,sa i perket mbrojtjes nga zjarri,si dhe nga fatkeqësitë tjera natyrore të cilat mund të ndodhin, Mirëpo është një neglizhencë,nga komuna rurale të cilat as që mendojnë për këtë problematik”, theksoi Aliti.
NJTKZ-Tetovë, fton qytetarët që të kenë kujdes në instalimin e rrymës elektrike,pastrimin e më shpeshtë të oxhaqeve, si dhe të kenë kujdes se ç’far material përdorin për ngrohje gjatë këtyre muajve të ftohtë.