Veles, 9 prill – Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Velesi ka parandaluar shpërthimin e cisternës e cila u përfshi nga zjarri në autostradën Veles-Gradsko afër pompës së benzinës “Dadi Kompani”.
Siç kumtuan nga NJTKZ Veles, mëngjesin e sotëm në ora 09:08 kanë pranuar lajmërimin për djegien e cisternës në afërsi të pompës së benzinës “Dadi Kompani”, pas së cilës menjëherë janë drejtuar në vendin e ngjarjes me dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës.
“Pas mbërritjes zjarri është shuar dhe për shkak të ndërhyrjes së shpejtë cisterna nuk ka shpërthyer, thonë nga NJTKZ Veles.
Nga aty apelojnë që qytetarët nëse vërejnë zjarr menjëherë të telefonojnë në numrat e telefonit falas 112 ose 193.