Zjarri mbi Manastir sërish aktiv

nga D V

Shkup, 16 korrik – Komuna e Manstirit pasdite informoi se zjarri mbi Manastirin është sërish aktiv. Në terren janë ekipet zjarrfikëse që punojnë në vendosje të situatës nën kontroll.  Kërkohet edhe mbështetje ajrore.

“Paralelisht kryhet edhe koordinim me Shtabin e përgjithshëm të krizës për përfshirjen e të gjitha forcave të disponueshme dhe resurseve konform nevojave. Në komunikim me krytearin Toni Konjanovski me Qendrën për menaxhim me kriza dhe Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, sërish është paralajmëruar mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Komunës së Manastirit.

Paradite, ky zjarr është vënë nën kontroll. Si mbështetje ajrore kanë intervenuar pesë “Er traktorë” tre prej të cilëve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe dy nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës që ka arritur për përballje me zjarret.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More