Strugë, 16 shtator – Zjarri që për të tretën ditë është aktiv në malin e Jabllanicës, në afërsi të fshatit Vishni, është vënë nën kontroll, informoi komandanti I Njësisë territorial kundër zjarreve në Strugë, Feti Mazari.
Në terren, siç deklaroi për MIA-n, ishte një ekip me automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës, si dhe dy ekipe të ndërmarrjes pyjore “Jabllanica”.
“Terreni është I pakalueshëm dhe ka shumë degë dhe ekipet nuk mund të arrijnë, tani është vetëm nën kontroll. Është larg nga fshati dhe nuk ekziston rreziku për përfshirje të shtëpive”, sqaroi Mazari, duke cekur se dje kërkuan ndihmë nga QMK për qasje nga ajri për shuarje të zjarrit.
Meat Kurtishi, shef I ndërrimit në NJTZ Strugë, theksoi se zjarri me siguri ka filluar nga fusha, ka kapluar barin e thatë dhe pyllin me pisha dhe lisa.
Tode Maleski nga Qendra për menaxhim me kriza nga Struga theksoi se pop resin informata ml të reja për gjendjen në terren për veprim të mëtutjeshëm.