Zjarri në malin Ograzhden shuhet me ndihmën e helikopterëve serbë dhe turq

nga D V

Strumicë, 16 korrik – Zjarri në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e Komunës Novo Sellë, i cili shpërtheu para shtatë ditëve, sot po shuhet me ndihmën e helikopterëve “Kamov” nga Serbia dhe “Bllek houk” nga Turqia, të cilët janë pjesë e ndihmës ndërkombëtare të cilën e mori vendi ynë për shuarjen e zjarreve.

Lajmin e konfirmuan edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov dhe nga NJTZ Strumicë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, ekip nga pesë zjarrfikës – shpëtues morën pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në malin Ograzhden që tu mundësojnë navigacion preciz helikopterëve”, njoftuan zjarrfikësit e Strumicës.

Angellov, në paraqitjen e fundit deklaroi se dy helikopterët janë dërguar në zjarrin në Ograzhden, i cili po digjet në lartësi mbidetare prej 1.000 metra.

Nga NJTZ Strumicë theksojnë se bëhet fjalë për teren përfundimisht të paarritshëm, me temperatura të larta ekstreme, të cilat nën ndikimin e zjarrit të madh kanë zhvilluar mikroklimë specifike me temperatura përmes 50 gradë Celsius dhe erë të fuqishme.

Përndryshe, dje ishte shuar krahu i fundit veriperëndimor i zjarrit, ndërsa sot vazhdohet me shuarjen e krahut jugperëndimor, menjëherë në afërsi të vijës kufitare me Bullgarinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More