Shkup, 16 korrik – Zjarri në Manastir pjesërisht është nën kontroll. Është parandaluar që ai të përhapet drejt fshatit Rashtan, konfirmoi për MIA-n, zëvendëskomandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse nga Manastiri, Goran Dimkoski.
“Zjarri është pjesërisht nën kontroll. Ka një pikë tjetër që është jashtë kontrollit tonë, sepse është terren i paarritshëm. Nuk ka asnjë rrezik për shtëpitë apo lagjet e vilave. Nuk ka pronë apo njerëz në rrezik. E parandaluam atë. Nëse nuk e ndalonim do të kishte shkuar në drejtim të fshatit Rashtani”, sqaroi Dimkoski.
Në zjarr veprohet edhe nga ajri. Intervenojnë pesë aeroplanë “er traktorë” dhe një kanader. Në shuarjen e tij janë përfshirë edhe 35 zjarrfikës nga NJTZ – Manastir, vullnetarë, persona nga ndërmarrje publike, shoqata vullnetare.