Pehçevë, 14 gusht – Në Pehçevë tashmë dita e katërt është aktiv zjarri nga i cili është kapluar sipërfaqe e madhe e pyllit me pisha. Nga zjarri pësuan edhe lokalitetet turistike të cilat ishin shenjë e pashmangshme e Pehçevës për vizitë të turistëve.
Sipas informatave të Shoqatës vullnetare zjarrfikëse “Pehçevë”, lajm i mirë është që për momentin po jepet goditja e fundit që zjarri të vihet nën kontroll.
Në shuarjen e zjarrit pati edhe mbështetje nga helikopteri dhe er-traktorët.