Zjarri në Prevallë, Ministria e Punëve të Brendshme: Nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve

nga D V

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka njoftuar se aktualisht nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve në Prevallë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se për shuarjen e zjarreve janë të angazhuar zjarrfikësit nga Prizreni, Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj, raporton Telegrafi.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në Parkun Nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni, edhe Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj”, thuhet në njoftim.
MPB/AME ka njoftuar se nuk ka rrezik për jetën dhe pasurinë e banorëve në Prevallë.
“Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me komunat në ndihmë”, thuhet në njoftim.

MPB/AME ka bërë të ditur se përpjekjet për shuarjen e zjarreve po mbështeten nga Policia e Kosovës, pjesëtarët nga Parku Nacional Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësor nga Prizreni, etj, dhe se nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More