Zjarri në pyll afër Debreshës së Gostivarit është ende aktiv

nga D V

Gostivar, 3 prill – Zjarri në pyll që shpërtheu dje pasdite në atarin e fshatit Debreshë është aktiv dhe nëse ka nevojë do të veprohet edhe me aeroplanë, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas drejtorit të QMK-së, Stojançe Angelov, zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe të pyllit me pisha në atarin e fshatit Debreshë dhe Zdunjë është ende aktiv, por me intensitet më të ulët.

“Ekipet e Pyjeve Kombëtare dhe rojet nga Parku Kombëtar Mali Sharr janë në terren. Nëse vlerësojnë se nevojitet mbështetje ajrore, e njëjta do t’u dërgohet gjatë ditë”s, thotë Angelov.

Ekipet që ishin në terren mbrëmë po punonin për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive të dy fshatrave. Sot në mëngjes, ekipet e NJTKZ Gostivar janë në terren dhe po monitorojnë situatën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More