Zjarri që u ndez gjatë ditës në Graçanicë është vënë nën kontroll

nga Xh M

Zjarri i cili gjatë ditës ka përfshirë një sipërfaqe prej disa hektarësh, sonte ka arritur të vihet në kontroll nga zjarrfikësit e kësaj komune.

Zjarri që ka rënë në afërsi të Jalovinës rreth orës 14:00 është sanuar pasdite, por për shkak të temperaturës së lartë dhe deponisë së egër është ndezur sërish në mbrëmje, thuhet në njoftim.

“Sot kemi ndërhyrë tashmë dy herë këtu. Temperaturat e larta, xhamat, pa përjashtuar edhe faktorin njeri, kanë ndikuar që zjarri të përfshihet edhe një herë këtë pjesë mbi Graçanicë”, tha për RTK2 shefi i zjarrfikësve, Predrag Cvejiq.

Zjarrfikësit nga fshati Llapla Selë sot dhe gjatë mbrëmjes kanë qenë të angazhuar në disa lokacione në komunën e Graçanicës, Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More