Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zjarri shkrumboi Qendrën tregëtare “Global” në Strumicë, dëmet materiale janë shumë të madha

Strumicë, 3 janar – Një zjarr që shpërtheu në katin përdhes të një qendre tregtare në qytetin e Strumicës në Maqedoninën e Veriut dhe u përhap brenda saj, u mor nën kontroll nga zjarrfikësit pas përpjekjeve disaorëshe.

Para mesnatës, qytetarët raportuan te shërbimet kompetente në Strumicë se një flakë po ngrihej pranë qendrës tregtare “Global”, pas së cilës në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit të cilët u përpoqën për disa orë për të shuar zjarrin që po përhapej brenda ndërtesës.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski, i cili shkoi në vendin e ngjarjes, tha se zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale. Ai theksoi se “fat në këtë aksident është që nuk ka viktima njerëzore”.

Ai shtoi se në shuarjen e zjarrit në ndihmë kanë arritur edhe ekipe nga qytetet përreth.

Ende nuk ka detaje nga autoritetet rreth shkaqeve të mundshme që çuan deri te zjarri. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar, janë djegur së paku 10 shitore.

Si ndodhi rasti? Dje herët në mëngjes, zjarri që shpërtheu në qendrën e mbyllur tregtare “Global” në Strumicë u shua plotësisht, dhe ndërsa më shumë se dhjetë dyqane pësuan dëme të mëdha materiale.

Zjarri shpërtheu mbrëmë pas orës 23:00, duke djegur pjesën e brendshme të tregut dhe tezgave, si dhe supermarketin. Flakët arritën në katin e tretë.

Vendi sigurohet ende nga ekipi i Njësiti i Zjarrfikësve të Strumicës, ndërsa pronarët e dyqaneve dhe stallave mbërritën në vend për të kontrolluar gjendjen.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski, gjithashtu doli në vendin e ngjarjes mbrëmë dhe tha se dëmi material është i madh, por për fat të mirë askush nuk u lëndua.

Në shuarjen morën pjesë edhe ekipet e zjarrfikësve nga qytetet përreth dhe automjetet e “Komunalec”.

Postime të ngjashme

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

B L

Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Z H

Aktakuzë kundër 6 personave për teste të falsifikuara PCR

Z H

Pendarovski mbështetë planin për luftë kundër korrupsionit

Z H

Ish pjesëtarët e akuzuar të njësisë “Alfa” dëshmuan në rastin “Tortura”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...