Agjencia Zhurnal.mk

Zogj robotikë të aftë për një fluturim mahnitës që duken si të vërtetë

BionicSwift peshon vetëm 42 gram dhe është i aftë të fluturojë brenda shtëpisë përgjatë një shtegu të programuar për afro shtatë minuta.

Ndërmarrja inxhinierike gjermane Festo ka krijuar zogj robotikë të aftë për një fluturim mahnitës që duken si të vërtetë.

Firma pranon se robo-zogjtë nuk kanë ende ndonjë aplikim biznesi, por shpreson se mund të përdoren në të ardhmen për biznes, transmeton Telegrafi.

Festo ka ndërtuar robotë të vegjël edhe më parë, por jo si këta zogj, të cilët janë në gjendje të fluturojnë nëpër ajër, duke u rrëshqitur dhe madje duke e drejtuar veten falë një sistemi radio.

Zyrtarisht i quajtur BionicSwift, roboti i gjeneratës tjetër është në gjendje të fluturojë falë pendëve artificiale ultra të lehta.

Secila pajisje peshon vetëm 42 gram.

Festo ka arritur që zogjtë të fluturojnë me lëvizje realiste falë pendëve artificiale dhe pllakave të buta që mbulojnë trupat e tyre.

Bateria që fuqizon zogjtë peshon vetëm gjashtë gram, gjë që lejon vetëm rreth shtatë minuta kohë fluturimi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!