Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Zona e euros dhe rritja e PBB-së në tremujorin e tretë

Sipas Eurostat, PBB-ja e zonës euro u rrit me 12.7 përqind në tremujorin e tretë, shumë më e lartë se e parashikuar 9.4 përqind, pasi të dhënat u lëshuan për Francën, Spanjën, Gjermaninë dhe Italinë, të cilat gjithashtu tregojnë rritje më të lartë se sa pritej.

Kjo është rritja më e madhe në historinë e unionit monetar që nga recesioni më i keq për shkak të vendosjes së masave kufizuese kundër përhapjes së virusit koronar.

Ekonomia e zonës euro u tkurr 11.8 përqind midis prillit dhe qershorit dhe 3.7 përqind në tremujorin e parë, nga janari në mars kur pandemia goditi Evropën.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian regjistroi rritje prej 12.1 përqind në tremujorin e tretë, pasi ra 11.4 përqind në fillim të këtij viti.

Masat e reja të mbylljes të futura nga disa zona të euros dhe vendet e BE sugjerojnë që rritja ekonomike mund të ngadalësohet përsëri.

Postime të ngjashme

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe Normak Investment Grup për mundësitë e punësimit të studentëve

R Zh

Besimi dhe Nikollovski: Tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe ekonomisë joformale

Z H

Sindikata e tekstilit me paralajmërim nëse nuk miratohet pakoja e pestë ekonomike

Z H

Për ekonominë janë siguruar 44,1 milion euro përmes tre kredive pa interes nga Banka Zhvillimore

Z H

Agjencitë turistike me humbje prej mbi 80%, edhe ata do të protestojnë të hënën

Z H

Ministri Hoxha në takim me Duxhak, vendosen fushat prioritare për mbështetje nga KB

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...