Bota

Zona e ngrohtë e Australisë s’raporton asnjë rast me Covid-19, për herë të parë që nga qershori

Zona e nxehtë e koronavirusit në Australi, ka raportuar zero raste pozitive, për herë të parë që nga qershori, një dit pasi shteti njoftoi për vonimin e heqjes së kufizimeve për shkak të disa rasteve të reja në Melbourne.

5 milionë banorë të Melburnit, kryeqyteti i Victorias, kanë qenë nën masa strikte të mbylljes që nga korriku për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, duke i mbyllur bizneset dhe duke kufizuar lëvizjes e njerëzve, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

Vendi sapo po dilte nga vala e dytë e infektimeve, pasi mbyllja ndihmoi që numrat të bien në zero nga 700 sa ishin në gusht.

Australia ka shënuar 27.500 të infektuar me COVID-19, shumë më pak se disa vende të zhvilluara.

Victoria, e cila ka rreth 90 për qind të 905 vdekjeve, nuk ka shënuar asnjë të vdekur në 24 orët e fundit.

Postime të ngjashme

Erdogan: Franca dhe Evropa nuk i meritojnë politikat e Macronit, duan t’i rikthejnë kryqëzatat

S.B.

OBSH do dalë me udhëzime të reja për remdesivirin

admin

Islanda përballë një të ardhmeje pa akullnaja

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...