Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Zoom lançon verifikimin me dy faktorë

Sapo aktivizohet sistemi do tu kërkojë përdoruesve të vendosin kode një përdorimshme nga aplikacionet e autentikimit, përmes SMS ose një telefonate.

Zoom lançoi verifikimin me dy faktorë (2FA) për të gjithë llogaritë duke e bërë më të lehtë parandalimin e fenomenit “zoomboming” dhe thyerje të tjera të sigurisë.

Sapo aktivizohet sistemi do tu kërkojë përdoruesve të vendosin kode një njëpërdorimshme nga aplikacionet e autentikimit, përmes SMS ose një telefonate.

Kështu tentativat e sulmuesve për të vjedhur llogaritë do të bllokohen sepse duhet të kenë akses fizikisht në pajisjen tuaj.

2FA është i disponueshëm për Zoom në ueb, desktop, aplikacionet mobile dhe Zoom Room. Bazohet në protokollin TOPT që do të thotë se funksionon me aplikacionet Google Authenticator, Microsoft Authenticator dhe FreeOTP.

Kompania mbështet edhe metoda të tjera si SAML, Oauth dhe verifikim me fjalëkalim. Në fillim të vitit Zoom përfundoi në telashe sepse pretendonte që ofrojë video thirrje të enkriptuara por që nuk ishte ashtu.

Kur vendosi ta sillte këtë nivel sigurie tha se do të ofrohet vetëm për përdoruesit me pagesë e përsëri u kritikua ndërsa vendosi ta ofrojë për të gjithë.

Në rastin e 2FA, niveli i sigurisë vlen për të gjithë përdoruesit me pagesë dhe falas. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Nokia X20 sjell smartfon 5G nën 350 euro

S.B.

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...