Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

ZOON (PARA) POLITIKON

Të gjithë ne jemi shtazë politike, pat thënë dikush. Nuk e kishte me ne.
Ajo ishte epoka e politikës. Tash është tjetër kohë, është ajo e para
politikës. Pra edhe ne duhet të përshtatemi, sepse shtazët që nuk
përshtaten, zhduken. Por, të fillojmë, nga fillimi!

Në fillim nuk kishte asgjë. Madje nuk kishte as kuptim. E para ishte fjala.
Fjala ishte forma e parë e kuptimit. Ajo ishte kodi fillestar, ishte vet
realitetit objektiv në zanafillën e hershme. Fjala e parë ishte “bëhu” dhe
u gjithçka u bë. Ishte vullneti i zotit i cili po formësohej. Pas kësaj
gjithçka ishte e mundur.

Mund të thuhet se pastaj gjithçka rrodhi vet edhe pse ka autorë të cilët
parapëlqejnë të i diskutojnë gjërat deri në detaje, në përpjekje për të
shpjeguar gjithçka dhe për të mare edhe ata një rol në krijimin e
kuptimit. Kështu, shpërtheu apo nuk pati fare shpërthim të madh, kjo është
pyetja bazike. Ishte evolucion apo gjithçka filloi me kodin e shkruar të
jetës, ishte Adami apo Eva (Ademi apo Hava) Albini, Dulla,Vjosa apo Isai,
për krejt këto mund të debatohet pafundësisht dhe po debatohet…
pafundësisht. Aq po debatohet, sa po harrohet se gjithçka filloi me
kuptimin. Njerëz, nëse nuk ka kuptim, nuk ka asgjë!

Këtu ndeshet për herë të parë realiteti me asgjënë. Zoti e krijoi dritën,
por i krijoi edhe sytë, e krijoi tokën por edhe këmbët për të ecur mbi të,
zbathur apo me taka, apo cilido lloj këpucësh sportive “firmato”.

Pastaj njeriu ua vodhi zjarrin perëndive. Disa mijëra vite më vonë e
zbuloi edhe rrotën, harkun, shigjetën dhe së fundmi edhe politikën. Pra,
hajnitë nuk filluan me dy milionët e qeverisë Hoti që u zhdukën nga kontot
dhe mund të kthehen, mbase vetëm pas ditës së dashuruarve me 14 shkurt, kur
do të kuptojmë më në fund se kush do të merret me hetimet për tepsinë që ka
mbetur bosh dhe me personat që e hëngrën piten. E kanë hangër edhe tepsinë,
o njerëz, klithë ndonjë i dëshpëruar krejtësisht larg nga sofra e parë, e
dytë apo e tretë e (para) politikës, e cila siç e dimë të gjithë merr
vendimet jashtë parlamenti nëpër ndeja këmbëkryq.

Sido që të jetë, kjo javë pritet të shpërthejë në një garë patriotike për
të joshur sa më shumë votues të hutuar, të mbyllur nëpër pallatet apo
kasollet e tyre, ku kanë ikur nga prognozat e Batonit, Beratit , apo ndonjë
bosi tjetër të bastoreve tona politike. Nejse kanë ikur edhe nga virusi,
por nga virusi edhe shpëton. Është më lehtë të fshihesh, ndërkohë që nga
(para) politika s’ke ku me ikë. A ka vaksinë që na mbron nga kjo? Nuk ka!
Të gjithë ne jemi në të njëjtin kazan, jemi këtu e jo atje, jemi shtazë
(para) politike, apo “zoon (para)politikon”.

Sidoqoftë, të shtrirë në sofa të buta apo në shpuza të thjeshta, ne,
shtazët politike të këtij vendi duhet të vendosim nëse ka apo nuk ka kuptim
ajo çfarë po flasin kandidatët e shumtë për të na përfaqësuar në parlament,
i cili siç e dini e ka për detyrë dhe qëllim të na argëtojë. Nuk është punë
e vogël me vendosë se kush do të na bëjë me qeshë e me qarë në katër vitet
e ardhshme.

Po e mbyllim me një lajm të madh me të cilin nisi kjo javë. Jemi të parët!
Kosova po e hapë e para, ambasadën e saj në Jerusalem. Jemi përcaktuar.
Nëse nuk na lidhë gjaku, na lidhë fati. Ishim të përndjekur, të kontestuar
dhe të shkapërderdhur nëpër botë, të stresuar skajshëm me ëndrrat dhe
angazhimet mesjetare të fqinjëve për të na shuar dhe zhbërë, me motivacion
se të qenit civilizim i vjetër është faj dhe rrezik i përgjithshëm në një
botë pa rrënjë. Rrugët tona u takuan në Jerusalem, aty ku takohen dhe
ndahen kulturat. Sido që të jetë, hapi i parë është gjithnjë plot me
rreziqe. Por, hapi i parë i jep kuptim dhe drejtim ngjarjeve të tjera. Ky
hap u jep formë marrëdhënieve tona në të ardhmen, jo vetëm me Izraelin por
edhe me miqtë dhe armiqtë e Izraelit. Kjo me gjasë do të jetë një nga temat
bosht rreth identitetit të shtetit tonë të ri, të njohur por edhe të
kontestuar.

Fushata fillon sot dhe përpos Liqenit Trump, i cili ndoshta do të
riemërohet në Bajden, apo do të rikthej emrat e vjetër, tema që do të jetë
përcaktuese mund të jetë edhe kjo ambasadë.

Pritet që edhe Serbia të transferoj ambasadën e saj, në qytetin e shenjët,
siç ka premtuar dhe nënshkruar, në Uashington. Apo nuk do të e bëjë? I
respekton marrëveshjet Serbia? Ishte apo nuk ishte marrëveshje? I kujt
është armiku i armikut? Mos u hutoni nga gjithë këto pyetje! Fushata sapo
ka filluar!

Postime të ngjashme

Zaevi eshte treguar “vizionar” i nenshtrimit

D V

Opinion / Etiketat e turpit

R Zh

Besnikëri tribale ndaj një bajraktari: Kërkesa e SHBA që Sali Berisha të mos jetë më në Parlament dhe një varg pyetjesh për PD që kërkojnë sot përgjigje

D V

Demokratët duhet të rivotojnë nëse janë me Berishën apo SHBA

D V

Pse me ‘Top’ mbi Minishengenin Ballkanik?!

D V

“Mini-shengeni” i Vuçiqit dhe “ Maxi- marrëzia” e Ramës!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...