Zoran Mileski-Kiçeec u transferua në repartin gjysmë të hapur në Burgun e Strugës

Shkup, 13 shtator – I dënuari Zoran Mileski – Kiçeec është transferuar nga reparti i hapur në repart gjysmë të hapur në Burgun e Strugës, informojnë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

 

Siç sqarojnë prej atje, kjo nënkupton se ai më nuk do të mund t’i shfrytëzojë lehtësimet të cilat i marrin të gjithë personat e dënuar në repartet e hapura, ndërsa shkak për vendimin e tillë është procedura e re penale e cila udhëhiqet kundër Milevskit.

Shtojnë se me këtë vendim ai do të vazhdojë ta vuajë dënimin me burg dhe do të jetë i kapshëm për organet hetuese.

Mileski është dënuar me tre vite burg për rastin “Reket”, dhe është i dyshuar për aksidentin në trafik që ndodhi më 4 shtator, në të cilin humbi jetën një person.

Related posts

Revizioni-Maqedoni: 88% e furnizimeve publike janë realizuar pa shpallje publike

D V

Vuçiq: Për Serbinë vizita në Shkup është shumë e rëndësishme

D V

Financat publike dhe dokumentet buxhetore u vlerësuan si transparente nga Departamenti amerikan i Shtetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More