Zoran Zaev: Presim informacione nga Armenia për diplomatin e arrestuar

Çdokush duhet të përgjigjet nëse e ka thyer ligjin edhe në shtëpi, por edhe jashtë shtetit, kështu e komentoi kryeministri Zoran Zaev arrestimin e diplomatit maqedonas në Serbi, shkruan Alsat. Zaev theksoi se fillimisht duhet të marrin informacione nga Armenia se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, pas çka premtoi se do të infromojnë edhe publikun.

 

“Nuk duhet që askënd ta shpallim fajtor, derisa e njëjta nuk vërtetohet. Por pasi ka fletarrest ndërkombëtarë, kjo do të thotë se një shtet tashmë ka lëshuar akt juridik, në këtë rast Armenia…Bëhet fjalë për një shtet që nuk e njohim aq mirë, nuk është dikush nga fqinjët, nuk i dimë detajet. Unë për herë të parë kam dëgjuar se atje ka pasur pushtet që është ndërruar… pastaj ka pasur diçka me një vëlla të një ish presidenti apo ish kryeministri…me të vërtetë nuk jemi të njoftuar as ne politikanët”, tha Zaev.

Kreu i ekzekutivit tha se diplomati në fjalë është emëruar në kohën kur në pushtet ka qenë VMRO-DPMNE-ja, derisa premtoi se shteti do të mbroj të njëjtin derisa të vërtetohet se ka kryer vepër penale.

“E di që ky diplomat ka qenë shumë aktiv në kohën e VMRO-DPMNE-së, në kohën e Antonio Milloshovskit dhe Nikolla Popovskit si ministra. Atëherë ka qenë i emëruar në OSBE, në bazë të linjave të ndryshme. Por ja shohim se ka vazhduar punën. Fillimisht bëhet fjalë për qytetarë tonë. Në mënyrë absolute ne qëndrojmë pas çdo qytetari, derisa nuk na dorëzon dikush materiale që i njëjti ka bërë vepër penale jashtë vendit, në kundërshtim me ligjet në atë shtet”, pohoi kryeministri Zaev.

Ndryshe, diplomati maqedonas pranë OSSBE-së, Mile Milenkoski dyshohet se është arrestuar në Serbi me kërkesë të Interpolit austriak, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në transportin e një zyrtari armen, i cili me ndihmën e Millenkoski dhe dy diplomatëve tjerë maqedonas, përmes një avioni privat dhe duke shfrytëzuar kanale diplomatike ka arritur ta lëshojë Armeninë. Jozyrtarisht thuhet se diplomati Milenkovski ka lidhje farefisnore me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, i cili tashmë është dënuar për një sërë veprash penale, ndërkaq aktualisht është në paraburgim. Ndërkaq ditë më parë, ish kreu i diplomacisë maqedonae, zv/kryeministri aktual për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov mohoi të ketë vazhduar mandatin e diplomatit në fjalë, ndërkaq tha se nuk ka informacione si i njëjti ka vazhduar punën në Misionin e OSBE-së në Vjenë.

Gjithashtu Kryeministri foli edhe për procesin arsimor që ka filluar në vendin tonë.

E përcjellim situatën nga afër dhe jemi gjithmonë gati që të gjithë fëmijët në klasën e katërt, ku fillon digjitalizimi i mësimit, të pajisen me libra elektronik dhe të shtypura. Askush nuk do të mbetet pa libra shkollorë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri në konferencën për shtyp në Komunën e Sarajit, në përgjigjen e pyetjejes të gazetarëve në lidhje me procesin arsimor, tha se shumë fëmijë janë pajisur me smart tableta dhe gjithçka që u nevojitet, por dërgoi mesazhin se ata do të ndjekin të gjithë procesin dhe aty ku nuk ka mjaftueshëm, Qeveria do të ndërhyjë dhe do të gjejë një mënyrë që fëmijët të ndihen të barabartë.

“Padyshim që mund të konfirmoj se mësimdhënia onlajn me të vërtetë u jep fëmijëve mundësinë të shohin, të njihen me materialin, ta njohin atë vizualisht, për shembull nëse mësojnë për majën e një mali, do të mund ta shohin se si duket në internet”, shtoi Zaev.

Siç theksoi kryeministri, pas të gjitha analizave të cilësisë së arsimit, u arrit në përfundimin se pak nga njohuritë u mbetet tek fëmijët, dhe qëllimi është që fëmijët të dalin si një brez me njohuri shumë më gjithëpërfshirëse dhe thelbësore.

Related posts

Sadi Bexheti merr mbështetje të fuqishme nga tetovarët

Redaksia

Përurohet shëtitorja pranë bregut të Vardarit në rrugën “13 Nëntori”

D V

Regjistrohen 154 raste të reja me KOVID-19, 408 të shëruar dhe 12 viktima

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More