Zoran Zaev: Regjistrimi i popullsisë filloi me sukses

Shkup, 6 shtator – Me sukses të jashtëzakonshëm filloi regjistrimi në vend. Të dhëant e fundit tregojnë se diku 94.500 qytetarë janë regjistruar, që është sukses i madh, duke marrë parasysh se ishte e diel dhe se është dita e parë e regjistrimit, vlerësoi sot kryeministri Zoran Zaev.

 

“Dje u ndjeva qytetar krenar i këtij vendi, pasi pas 20 viteve me apelin e të gjitha subjekteve politike, të gjithë faktorëve shoqërorë, me kuadron profesional të statistikës, nën udhëheqjen e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, para së gjithash të qytetarëve tanë në rreth 50-të rajone, me sukses të jashtëzakonshëm filloi regjistrimi në vendin tonë, që paraqet arritje të madhe, duke marrë parasysh se ishte e diel dhe se është dita e parë e regjistrimit. Dëshiroj t’i uroj të gjithë regjistruesit, por më së shumti qytetarët”, tha Zaev.

Kryeministri tha se pyetësori përmban pyetje për të dhëna statistikore, se madje edhe gjatë pandemisë, kjo është e mundur të zbatohet pasi distancat fizike mbahen nëse kjo nevojitet.

“Dhe me të vërtetë dita e parë është tejet inkurajuese për regjistrimin e suksesshëm. Gjithsesi kemi edhe 24 ditë deri më 30 shtator, por dëshiroj t’u falënderohem të gjithëve që filluan me sukses, para së gjithash, ministrit të Drejtësisë, të Entit për statistikë, por edhe qytetarëve dhe regjistruesve. Besoj se të dhënat do të jenë indikator serioz për politika edhe më të suksesshme të përgjithshme të zhvillimit të vendit tonë”, deklaroi Zaev në ngjarjen me rastin e promovimit të pullës postare, 30 vjetori i pavarësisë së vendit.

Related posts

Për 24 orë dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar rreth 1% e popullsisë!

D V

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

Seanca të tre komisioneve kuvendore

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More