Zuckerberg parasheh që gjysma e kodit te Meta do të shkruhet nga AI deri në Vitin 2026

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Gjatë një konference për zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale të Meta-s, CEO Mark Zuckerberg zbuloi plane ambicioze për përdorimin e AI-së në zhvillimin e softuerit.

Në një bisedë kryesore me CEO-n e Microsoft-it, Satya Nadella, Zuckerberg parashikoi që deri vitin e ardhshëm, Inteligjenca Artificiale mund të jetë “përgjegjëse për deri në 50% të kodit të shkruar te Meta”.

Nadella tha se AI tashmë shkruan 20–30% të kodit në Microsoft, dhe disa projekte janë tërësisht të gjeneruara nga AI, përcjell Telegrafi.

Zuckerberg shkoi edhe më tej, duke “vizatuar” një të ardhme ku inxhinierët do të funksionojnë si drejtues teknikë që menaxhojnë ekipe të agjentëve të AI-së.

Siç vlerësohet më tej, diskutimi theksoi një prirje gjithnjë në rritje në industrinë e teknologjisë: AI po kthehet nga një mjet ndihmës në një forcë kryesore në krijimin e kodit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More