Zulhajrat Demiri falënderon VLEN dhe Ziadin Selën për përkrahjen e kandidaturës së tij

nga D. V.

Shkup, 24 dhjetor – Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se ka shprehur falënderimet e tij ndaj koalicionit VLEN dhe z. Ziadin Sela për përkrahjen e dhënë ndaj kandidaturës së tij.

“Sa i përket strukturave partiake që janë radhitur pas kandidaturës time të pavarur, unë kam shprehur mirënjohje edhe në një emision tjetër televiziv për koalicionin VLEN dhe z. Sela. Ndërsa strukturat partiake tregojnë një harmoni të madhe dhe më shohin si një kandidat unifikues, duke lënë mënjanë ngjyrat e tyre partiake dhe duke u bashkuar rreth një kandidature të përbashkët. Por ajo që është më e rëndësishme është mbështetja dhe kurajoja që marr nga qytetarët, të cilët më shtyjnë të vazhdoj këtë proces”, deklaroi Demiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More