Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zv. Drejtor Selami me informatë të rëndësishme për obliguesit e tatimit vjetor

Shkup, 26 shkurt – Zv. Drejtor në DAP, Abdul-Selam Selami informon se në platformën elektronike është i disponueshëm formulari për punëdhënësit që kanë shfrytëzuar të drejtën e subvencionimit për pagesë të kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social.

“Është vendosur formulari DD-GDVP/BV-SPZSO në platformën elektronike E-tatime, të cilin punëdhënësit të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e subvencionimit për pagesë të kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020, në pajtim me Dekretin me fuqi ligjore (“Gazeta zyrtare e RMV nr.92 dhe 116/2020), mund ta dorëzojnë në formë elektronike deri te DAP.

Për obliguesit e tatimit të fitimit shuma e kthimit është më së shumti 50% të shumës nga rezultatit i realizuar financiar për vitin 2020, i rritur për shumën e shpenzimeve të tatimuara dhe të ardhura më pak të shprehura nga Bilanci tatimor.

Për obliguesit e tatimit vjetor të të ardhurave vjetore, shuma e kthimit është më së shumti deri më 50% nga rezultati i realizuar financiar nga Bilanci i suksesit (fitim para tatimit) për vitin 2020.”, njofton Zv. Drejtori në DAP, Abdul-Selam Selami.

Postime të ngjashme

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

Takim me Sektorin për statistika të FMN-së: Banka popullore publikon të dhëna statistikore të cilësisë së lartë

R Zh

SHGM: Nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit medial

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...