Zv.komandanti i KFOR-it vizitoi kontingjentin armen në Aeroportin Ushtarak: Janë çelësi i suksesit tonë

nga D V

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Federico Bernacca, e ka vizituar sot Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, i cili shërben si Port Ajror i Debarkimit të KFOR-it, njoftoi misioni paqeruajtës përmes një komunikate për media.

“Në emër të KFOR-it, falënderoj mbrojtësit tanë në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, për profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e paçmuar, të cilat janë çelësi i suksesit të misionit tonë”, tha zëvendëskomandanti i KFOR-it.

KFOR-i thotë se “vizita e gjeneral Bernacca përfshinte një përshkrim të detajuar të infrastrukturës së sigurisë së aeroportit, një vlerësim të procedurave operacionale, një vlerësim të përmirësimeve të fundit të bëra në protokollet e sigurisë dhe diskutime me personelin kryesor përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të masave të mbrojtjes së forcave”.

KFOR-i, si zakonisht rikujton se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More