Agjencia Zhurnal.mk

Zv.kryeministri Osmani i drejton letër Lenarçiqit me kërkesë për aktivizimin e Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile

Shkup, 21 mars – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot drejtoi letër deri te Eurokomesari për Mexhim me Kriza Janez Lenarçiq me kërkesë për aktivizimin e Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Tani për tani masat të cilat po i ndërmerr Qeveria në ballafaqim me pandeminë COVID – 19 japin rezultate efikase, por duke marrë parasysh numrin vazhdimisht në rritje të sëmurëve në vend, në periudhën e ardhshme, vendi do të ketë nevojë për mjete plotësuese medicinale, materiale dhe pajisje për aktivitete përkatëse në teren, për të çka llogarisim në ndihmën nga mekanizmi për Mbrojtje Civile të BE-së”, qëndron në letër.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Mekanizmit Evropian për Mbrojtje Civile, prej nga edhe më parë, në vitin 2016, shfrytëzuam ndihmë gjatë kohës së vërshimeve në rajonin e Shkupit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...