Maqedoni

Zv.ministri Nuhiu: Vettingu në format e caktuara zgjidhje me efekte të shpejta

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor – Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, sot ka potencuar rëndësinë e vettingut i cili do të përdorej në formën e caktuar për efekte të shpejta rreth defekteve në sistem, për gjykim të drejtë.

Kjo brengë e zëvendësministrit Agim Nuhiu, vije nga gjetjet e Gjykatës së Strasburgut, ku ka konstatuar shkeljet e të drejtës së gjykimit në afat të arsyeshëm dhe e të drejtës për gjykim të drejtë nga ana e gjykatave të vendit, të cilat në vazhdimësi po e godasin buxhetin e shtetit me qindra e mijëra euro.

Këtë e ka konstatuar në një postim në rrjetin social, z. Nuhiu ku thekson si vijon: Kryesisht shkeljet e të drejtës së gjykimit në afat të arsyeshëm dhe e të drejtës për gjykim të drejtë nga ana e gjykatave të vendit, të konstatuara nga Gjykata e Strazburgut, në vazhdimësi po e godasin buxhetin e shtetit me qindra e mijëra euro! Format e caktuara të Vettingut do të ishin zgjidhje me efekte të shpejta!

Postime të ngjashme

Sa mësues do të mungojnë nga 1 Tetori, komunat ende nuk kanë të dhëna?

T E

Reformat në media, sfidë për euro-integrimin e vendit

T E

Mickoski: Sipas Raportit të Departamentit të shtetit, problem kryesor janë korrupsioni dhe ekonomia

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...