Agjencia Zhurnal.mk

Zv/ministrja e MPB-së, refuzon emrin e Riste Stavrevskit për njeri të parë të SPB Shkup, është dëgjuar në “bombat”

Shkup, 10 janar, Zhurnal.mk – Ministri teknik i Punëve Brendshme dhe zëvendësja Petrovska janë pajtuar për 11 emra që do të ndryshohen në funksionet udhëheqëse në MPB, por jo edhe për njeriun e parë të SPB Shkup.

Propozimi i ministrit të VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, për epror të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, nuk e mori përkrahjen e zv/ministres shtesë, Sllavjanka Petrovska.
Çulev për emër të parë të policisë në Shkup ka nominuar Riste Stavrevskin, por Petrovska, nuk është pajtuar për shkak se, siç thotë ajo, ka qenë pjesë e “bombave”, të cilat në vitin 2015 i publikonte LSDM, partija e cila e ka nominuar Petrovskën, për zv/ministre.

Bëhet fjalë për bisedë me ministren e atëhershme të punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe Riste Stavrevski, nga pozita e këshilltarit në kabinetin e saj, për takime parazgjedhore dhe bindje të kategorive të ndryshme të qytetarëve. Në bisedën, konkretisht, përmendet Kumanova, rreth 800 rezervistë, “branitellë”, por edhe disa grupe të tjerë të qytetarëve me të cilët Stavrevski, sipas incizimit, ka qenë në kontakt para zgjedhjeve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...