Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zv.mpj Isaki në hapjen e konsulatës së Kosovës në Strugë

Strugë, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki dje mori pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës me seli në Strugë.

Zv/ministrja Isaki ka përshëndetur hapjen solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës në Strugë, e cila sipas juridiksionit të saj do të kontribuojë për intensifikimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në mes dy shteteve.

“Gëzohemi për hapjen e Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës mike në Strugë, si hap i rëndësishëm në dobi të këtij rajoni dhe më gjerë, për të dyja shtetet. Por, jo më pak e rëndësishme edhe për shkak ndikimit që Konsulata e Përgjithshme do të ketë mbi bashkëpunimin në fushat si kultura, turizmi dhe ekonomia”, theksoi zv/ministrja Isaki.

Në bisedën me Konsullin Gjeneral Agim Krasniqi, u konfirmua përkushtimi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, si kontribut i përbashkët drejt stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe perspektivës së saj euroatlantike.

Postime të ngjashme

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

Rruga drejt, debat për proceset gjyqësore në vend

Bexhet Musliu

Siljanovska Davkova: VMRO ka legjitimitet të plotë për të mbledhur nënshkrime kundër ligjit për regjistrim

T E

Vazhdojnë bisedimet mes historianëve nga Maqedonia dhe Bullgaria

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...