Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zvicër: Hapja e bërë në prill nuk ka rritur numrin e infeksioneve

“Kemi arsye të mira për të qenë optimistë të kujdesshëm lidhur me situatën epidemiologjike”, ka thënë Patrick Mathys, shef në BAG

“Kemi arsye të mira për të qenë optimistë të kujdesshëm lidhur me situatën epidemiologjike”, ka thënë Patrick Mathys, shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, në konferencën e sotme për media.

Tani kemi arritur një nivel prej rreth 2000 rasteve në ditë. Vlera R është gjithashtu në një nivel të ulët, ka shtuar Mathys, raporton srf.ch.

Më tutje ai ka thënë se Varianti indian është zbuluar deri më tash në afërsisht dhjetë raste në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Informacioni më i hollësishëm rreth variantit është ende i paqartë në të gjithë botën, dhe studimet shkencore duhet të hulumtojnë edhe më tej rrezikshmërinë e mutantit, thotë Mathys.

Mathys ka thënë më tutje se 1.85 milion njerëz deri më tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 11 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Dhe, ai e ka thënë edhe këtë konstatim: Hapat e zhbllokimit të ndërmarra në  prill nuk kanë pasur ndonjë efekt negativ në situatën epidemiologjike deri më tani.

Ky konstatim merr rëndësi për faktin se në çdo debat të mëparshëm rreth hapave të zbutjes është thënë se ata shtojnë rrezikun e shtimit të infeksioneve.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...