Agjencia Zhurnal.mk

Zvicër, nis hapja e disa bizneseve

Disa biznese në Zvicër do të rihapen sot, pas gjashtë javë kufizimesh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Do të lejohen të rihapen parukeritë, sallonet e thonjve, dyqanet e pajisjeve dhe qendrat e kopshteve.

Mjekët dhe fizioterapistët mund të nisin përsëri praktikat e tyre për raste jo urgjente dhe spitalet do të lejohen të kryejnë procedura të shtyra që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19.

Zvicra njoftoi masat e rrepta si pjesë e gjendjes së emergjencës kombëtare më 16 mars.

Dyqanet duhet të jenë në përputhje me rregulloret më të rrepta të higjenës dhe të sigurojnë që klientët të mbajnë distancën.

Për dallim nga vendet fqinje, në Zvicër nuk ka detyrim për përdorimin e maskave në publik.

Shkollat dhe dyqanet e tjera do të rihapen brenda dy javësh. Nëse numri i infeksioneve nuk rritet ndjeshëm, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, bibliotekat dhe kopshtet zoologjike do të lejohen të rihapen nga 8 qershori.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...