Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Zvicër, një shqiptare Delegate e Partisë socialdemokrate për Zyrihun

Shqiptarja Hava Kurti Krasniqi do të jetë pjesëmarrëse e deleguar e takimit politik, Dita e Partisë Socialdemokrate  që do të mbahet në Bazel në datat 17 dhe 18 tetor 2020.

Dita e Partisë së Partisë Socialdemokrate është aktiviteti më i lartë politik që do të mbahet në Basel këtë vjeshtë.

Krasniqi është gazetare dhe shkrimtare, që jeton në Kantonin e Zyrihut është përfshirë në shumë projekte shoqërore. Shumë e angazhuar në komunitet, ajo ka moderuar më shumë se dyqind takime me tematikën e integrimit dhe arsimimit. Vazhdon ti ruaj lidhjet edhe me Shqipërinë duke qene pjesëmarrëse edhe në aktivitete si Samiti i Diasporës si dhe në Takimet e AlbShkencës që mbahen çdo vit në Tiranë.

Në Partinë Socialdemokrate SP të Zvicrës është aktive që nga pranvera e këtij viti .

Për angazhimin e saj në SP ajo shprehet:  “Unë shumë më herët kam dëshiruar të jem pjesë apo zë politik në këtë parti sepse është një parti që respekton më së shumti të drejtën e mërgimtarit.

Për pjesëmarrje në këtë takim të nivelit të lartë që mbahet në sallën e Kongreseve më 17 dhe 18 tetor në Bazel, sigurisht se ndihem e nderuar për delegimin që më është bërë.

“Çfardo që do të prezantoj në të ardhmen në këtë parti, do të jetë për mirëqënien e të gjithëve, por sidomos të mërgimtarëve. Përveç se dua te sjell synimet e mia me projekte e ide në SP, unë dua që të informoj komunitetin tonë por edhe kulturat e tjera, se Partia SP është për mërgimtarët një mbështetje me vlera.

Kjo Parti angazhohet për një Zvicër të përbashkët, si dhe e dëshiron përfshirjen e shqiptarëve në politikë, e bën më të lehtë integrimin e tyre” tha ajo për “Diaspora Shqiptare”.

Do të shtoja se z.Cedric Wermuth si zëvendës President i Partisë SP mban kontakte të mira me politikanët shqiptarë, si dhe është bashkëkryetar i Grupit Parlamentarë Zvicër-Kosovë. Ai përcjell me shumë vëmendje rrjedhat politike në trojet shqiptare” përfundon Kurti.

Postime të ngjashme

AAK kërkon nga Qeveria sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave për krejt qytetarët

R Zh

VV mban mbledhjen e qendrave – theksohet domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit për zgjedhje

R Zh

NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID-19 NË PRISHTINË

Lea Muslija

“Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish”, fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit

Lea Muslija

Goditet një këmbësore nga një veturë në veri të Mitrovicës

Lea Muslija

Duke e injoruar UÇK-në tentojnë ta rishkruajnë historinë e lirisë sonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...