Agjencia Zhurnal.mk

Zvicër, policia italiane arreston shqiptarin e kërkuar prej 17 vitesh

Shkup, 13 gusht – Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Shqiptari 45 vjecar është arrestuar në Zvicër falë aktivizimit të rrjetit europian për gjetjen e kapjen e kriminelëve të kërkuar (Enfast -European Network of Fugitive Active Search Teams).

Operacioni per kapjen e shqiptarit, emri i të cilit ende nuk dihet u bë e mundur falë projektit policor “Wanted III dhe u ekzekutua nga skuadra operative e Policisë së Midenas në bashkëpunim me Policinë Federale të Konfederatës zvicerane (FEDPOL).

Rreth orës 11.00 të paradites së sotme në policinë e Modenas do të zbardhen detajet e këtij operacioni.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...