Agjencia Zhurnal.mk

Zvicër, referendum për lëvizjen e lirë me BE-në

Ithtarët e shkëputjes së marrëveshjes thonë se kjo do të lejojë Zvicrën të kontrollojë kufijtë e saj dhe të zgjedhë emigrantët që ajo dëshiron të pranojë, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë se ekonomia e tillë e shëndetshme do të zhytej në recesion dhe do të privonte qindra mijëra qytetarë zviceranë nga liria për të jetuar dhe punuar në të gjithë Evropën.   Qeveria zvicerane u bëri thirrje votuesve të thonë “jo” për shkëputjen e marrëveshjes në referendum, ndërsa Ministrja e Drejtësisë Karin Keller Sater tha se kjo do të krijonte një situatë “më të keqe se Brekzit”.   Propozimi për të shkputur Marrëveshjen e lëvizjes së lirë me BE-në erdhi nga Partia popullore zviceriane e ekstremit të djathtë antiemigrante, e cila këmbëngul se vendi duhet të lejohet të vendosë kufizime mbi numrin e të huajve që vijnë në Zvicër. Sondazhet e opinionit sugjerojnë që propozimi nuk do të pranohet, dhe sipas një sondazhi, 63 për qind e të anketuarve janë kundër propozimit.   Zvicra ka kohë që ka vendosur të mos hyjë në BE, por dëshiron hyrjen në Zonën Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe dëshiron të bashkëpunojë me Brukselin në fusha të tilla si transporti, mjedisi jetësor, hulumtimi dhe arsimi. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...