Agjencia Zhurnal.mk

Zvicër: Rrëzohet droni i transportit të postës

Të enjten në mëngjes, është raportuar se është rrëzuar një dron transportues i postës, por askush nuk është lënduar.

Droni transportues ishte rrëzuar në një pyll Universitetit Irchel, raporton policia zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Pajisja e rëndë prej përafërsisht 10 kilogramësh ishte e zbrazët dhe është rrëzuar në fluturimin e kthimit nga Universiteti i Irçilit në Unispital.

Droni i dëmtuar rëndë, edhe pse ishte pajisur me një parashutë, është gjetur pak më vonë nga teknikët e prodhuesit dhe policisë së qytetit të Cyrihut, në një zonë të pyllëzuar mbi Letziweg, pranë Strickhof.

Aksidenti është duke u hetuar nga policia dhe ende nuk është bërë e ditur nëse është hapur parashuta para se të rrëzohet.

Në Zvicër, tashmë që një kohë, kanë filluar të funksionojnë dronët, ku pas një debati, ata gjithnjë e më shumë po përdoren për nevoja të ndryshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...