Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Zvicra po përdor robotët me drita ultravjollcë për të pastruar aeroplanët nga virusët

Një robot i pajisur me dritë ultravjollcë që i shkatërron virusët, po testohet në aeroplanët zviceranë, një ide tjetër për të rikthyer besimin e pasagjerëve dhe për të kursyer industrinë e udhëtimit nga më tepër dhembje të shkaktuara nga pandemia.

Start-upi zviceran UVeya, është duke bërë prova me robotët me kompaninë e shërbimeve të aeroportit me selinë në Dubai, Dnata, brenda aeroplanëve Embrarer të “Helvetic Airways”.

Kjo linjë e aeroplanëve privatë është në pronë të miliarderit zviceran Martin Ebnert.

Prodhuesit e aeroplanëve prapë duhet të certifikojnë pajisjet dhe po studiojnë ndikimin që kanë dritat me rreze ultravjollcë në brendësi të aeroplanit, që mund të zbëehet pas shumë dezinfektimeve, thotë bashkëthemeluesi i UVeyas, Jodoc Elmiger.

Prapë ai shpreson se robotët pastrues mund të reduktojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, ndonëse ende COVID-19 po qarkullon.

“Kjo është një teknologji e dëshmuar, është përdorur për 50 vjet në spitale dhe laboratorë, është shumë efikase. Nuk lë asnjë gjurmë”, ka thënë Elmiger, raporton agjencia Reuters.

Ekipi i Elmigerit ka ndërtuar tre robotë prototip, një prej të cilëve demonostroi brenda një aeroplani të Helvetic Air]ays në aeroportin e Zurichut.

Postime të ngjashme

Së shpejti autobusi “dron” që bart deri në 40 persona – fluturimi do të kushtojë sa një biletë treni

Dafina Vidishiqi

Lojën që askush nuk po e luan në PS5 dhe për këtë do të jetë e disponueshme në PS4

Dafina Vidishiqi

Shkencëtarët zbulojnë ‘alarmin për COVID-19’, pajisja mund të ‘nuhasë’ nëse dikush prezent ka infeksion brenda 15 minutash

Dafina Vidishiqi

Microsoft shpall përsëri Windows 11

Dafina Vidishiqi

Një qen mekanik kushton 2,700 dollarë – por, çfarë mund të bëjë?

Dafina Vidishiqi

Së shpejti do të mund të fluturojmë me aeroplanin e parë elektrikë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...