Agjencia Zhurnal.mk

Zvicra pranon ligjet e BE-së për kontrollin e armëve, mbetet në Schengen

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur një shtrëngim të ligjeve të armëve në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian.

Pothuajse 64% e votuesve në referendumin e së dielës përkrahin kufizime më të ashpra për armët gjysmë automatike dhe automatike, tregojnë rezultatet përfundimtare.

Zvicra nuk është anëtare e BE, por ka rrezikuar largimin nga zona e Shengenit nëse do të kishte votuar për “jo”.

Gati 48% e familjeve zvicerane kanë një armë – mes normave më të larta të pronësisë private në Evropë, shkruan BBC.

BE i kishte kërkuar Zvicrës të forcojë ligjet e saj në përputhje me rregullat e miratuara nga ata pas sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015.

Rregullat kufizojnë pushkët gjysmë automatike dhe automatike dhe e bëjnë më të lehtë ndjekjen e armëve në bazat e të dhënave kombëtare.

Propozimi fillestar i BE-së nxiti kritika në Zvicër, sepse kjo do të thotë ndalim i traditës së ish-ushtarëve që të mbajnë pushkët e tyre të sulmit.

Zyrtarët zviceranë kanë negociuar koncesione, por disa aktivistë të armëve kanë argumentuar se rregullat vazhdojnë të shkelin të drejtat e qytetarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...