Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Zvicra raporton rekord rastesh të reja me coronavirus që nga fillimi i pandemisë

Numri i rasteve të reja nga coronavirusi në Zvicër është rritur me 3,105, tregojnë të dhënat nga agjencia e shëndetit publik në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shifra e sotme raportohet të jetë më e larta që kur vendi u përball me pandeminë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve në Zvicër u rrit në 42 mijë, ndërsa dy mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë.

Përveç Zvicrës, rritje të rasteve me virusin vdekjeprurës janë parë edhe në vendet e tjera evropiane sikurse në Britani të Madhe, Francë, Poloni, Gjermani, Holandë dhe në Spanjë.

Lidhur me këtë rast autoritetet e këtyre vendeve kanë filluar implementimin e masave parandaluese.

Gjatë stinës së pranverës, Evropa ishte përballur rëndë me pandeminë, ndërsa tani po raportohet për ‘rikthim’ të rasteve.

Postime të ngjashme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

T E

Dilema false e rrezikut pas vaksinimit

T E

Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

T E

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

T E

Sllovakia pranon dozat e para të vaksinës ruse

T E

Orban kërcënon të nxjerrë partinë e tij nga grupi i Partisë Popullore Evropiane

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...