Maqedoni

Zvogëlimi i ndotjes së ajrit, Osmani: Përgjegjësia mbi komunat, të marin masa

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Ndotja e ajrit, e njohur ndryshe edhe si vrasësi i heshtur është fenomen me të cilin ballafaqohen të gjitha shtetet e globit, madje edhe ato më të zhvilluarat. Por sipas ambientalistëve,  vendet e Ballkanit rradhiten ndër vendet më të ndotura në botë  dhe duhet urgjentisht të aplikojnë masat për luftimin e ndotjes së ajrit duke ndjekur shtetet e zhvilluara.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon vazhdimisht tregojnë rezultate të dobëta në analizën për pasojat nga ndotja mbi shëndetin e qytetarëve.

Ambentalistët alarmojnë se duhen marë masa urgjente. Përmirësim i transportit publik, përmirësim i prodhimit ekzistues të naftës dhe gazit, përmirësim i efikasitetit të minierave ekzistuese të qymyrit, zëvendësimi i lëngjeve të ftohta, këto  janë disa nga masat qe duhet të aplikohen në bendin tonë, thotë ambientalisti  Afrim Osmani për “TVM2”.

Ai u apelon autoriteteve të marrin shembuj nga vendet që tashmë kanë ndërmarë masa konkrete për të zvogëluar ndotjen. Sipas tij , për të luftuar ndotjen e ajrit, përgjegjësia më e madhe megjithatë,  bie mbi komunat.

“Të ndiqet shembulli i Parisit në luftimin e ndotjes së ajrit. Parisi mori vendim që i tërë transporti publik të jetë falas në luftën kundër ndotjes së ajrit, edhe atë për 10 vitet e ardhshme. Kohëve të fundit edhe Bullgaria mori vendimin e shumë pritur lidhur me ndotjen e ajrit. Çështja e ndotjes së ajrit, është çështje që u takon kryetarëve të komunave. Andaj, për çdo tejkalim të kufijve të ndotjes së ajrit, përgjegjësia do të bie në supet e kryetarëve të komunave.Të respektohen standardet më të rrepta të emetimit të CO2, që i miratoj këshilli i ministrave të BE-së për mjedis jetësor” – tha ambientalisti Afrim Osmani.

Në fund të listës së Agjencisë Evropiane të Mjedisit, sa i përket vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit,  gjendet Shqipëria që regjistron  172 raste të vdekjes në 100 mijë banorë. Maqedonia e Veriut, ndodhet e 8 nga fundi me 120 raste të vdekjeve në 100 mijë banorë.

Më keq se vendi ynë janë  Rumania, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi dhe Letonia.  Nga  37 vende në listë, 28 janë nga  BE, pesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe 4  vende nga Rajoni Ekonomik Evropian. Për Kosovën nuk ka asnjë të dhënë.

Postime të ngjashme

Rast social/Burrin dhe vajzën i mori vdekja, Sherifja të vetmin djalë e ka të sëmurë, shet bakllava për të mbijetuar

T E

Sanksionohen 528 shoferë në Shkup

T E

Filluan përgatitjet për Procesin e Berlinit

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...