Zvogëlimi i shkallës së interesit të kredive vazhdoi edhe në gusht

Shkup, 30 shtator – Në gusht të këtij viti vazhdoi trendi i zvogëlimit të shkallës mesatare të interesit të kredive të tërësishme dhe ajo ra në nivel prej 4,49 për qind, ndërsa shkalla mesatare e interesit të depozitave të tërësishme në gusht arrin 0,79 për qind.

“Shkalla mesatare e interesit të kredive të përgjithshme në gusht të vitit 2021 arrin 4,49 për qind dhe realizoi rënie mujore dhe vjetore prej 0,01 për qind pikë dhe 0,24 për qind pikë, në mënyrë adekuate. Shkalla mesatare e interesit në depozitat e përgjithshme u zvogëlua në nivel mujor dhe vjetor për 0,04 për qind pikë dhe 0,20 për qind pikë në mënyrë adekuate dhe arrin 0,79 për qind”, njoftoi sot Banka Popullore.

Në gusht të këtij viti, shkalla mesatare e interesit të kredive të sapolejuara arrin 3,78 për qind dhe shënon rritje mujore prej 0,16 për qind pikë, ndërsa në nivel vjetor u zvogëlua për 0,16 për qind pikë. Te depozitat e sapopranuara shkalla mesatare e interesit arrin 0,50 për qind dhe është më e ulët në bazë mujore dhe vjetore për 0,01, gjegjësisht 0,04 për qind pikë.

Të dhënat e bankës qendrore tregojnë se në gusht të këtij viti shkalla mesatare e interesit të kredive të përgjithshme të miratuara në sektorin korporativ është zvogëluar për 0,01 për qind pikë në bazë mujore dhe arrin 3,60 për qind. Shkalla e interesit te kreditë e sapomiratuara në këtë sektor arrin 3,23 për qind dhe në krahasim me muajin paraprak shënon rritje prej 0,19 për qind pikë. Shkalla e interesit, sërish, në depozitat e përgjithshme të sektorit korporativ, në gusht arrin 1,09 pikë dhe kjo është rënie mujore prej 0,02 për qind pikë. Në muajin e analizuar Kjo shkallë e interesit te depozitat e sapopranuara të sektorit korporativ realizoi rritje prej 0,04 për qind pikë në nivel mujor dhe arrin 0,46 për qind.

Sipas BP-së, shkalla mesatare e interesit te kreditë e sapomiratuara të amvisërive gjithashtu shënon rënie mujore prej 0,16 për qind pikë dhe arrin 4,42 për qind. Rënia është rezultat i zvogëlimit të shkallëve të interesit të kredive në denarë pa klauzolë valutore dhe të kredive në valutë të huaj (për 0,52 për qind pikë dhe 0,06 për qind pikë, në mënyrë adekuate), në kushte të rritjes së realizuar të shkallëve të interesit në kreditë me denarë me klauzolë valutore (për 0,03 për qind pikë). Shkalla e interesit te kreditë e spaomiratuara të amvisërive është më e lartë për 0,05 për qind pikë, krahasuar në nivel vjetor.

Nga Banka Popullore informojnë se në gusht të këtij viti shkalla e interesit në depozitat e përgjithshme të amvisërive arrin 0,75 për qind që paraqet rënie prej 0,04 për qind pikë në bazë mujore. Shkalla e interesit te depozitat e sapopranuara të amvisërive në gusht, realizoi zvogëlim mujor prej 0,04 për qind pikë dhe arrin 0,53 për qind. Në bazë vjetore, shkalla e interesit të depozitave të sapopranuara të amvisërive është më e ulët për 0,13 për qind pikë.

Related posts

KRRE: Tregtarët për 90 ditë duhet të dëshmojnë se kanë rezerva operative të mazutit

Z H

Analizë: Çfarë pasoja shkaktoi pandemia në ekonominë e Maqedonisë së Veriut?

Z H

Shtrenjtohen derivatet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More