Zvogëlohen nivelet e disa lumenjve, liqeni i Prespës 11 centimetra nën minimumin

Shkup, 13 shtator – Nivelet e disa lumenjve janë nën mesataren për shtatorin, tregojnë matjet e sotme hidrologjike. Disa janë përgjysmuar, ndërsa zvogëlim më drastik vërehet në lumin Saetska në Botun, Treska në Makedonski Brod, Drini i Zi në Lozhan, Lepenec në Shkup.

 

Janë matur disa rritje në krahasim me mesataren, në lumin Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, Strumicë në Sushevë.

Liqenii Ohrit dhe i Prespës gjithashtu janë nën mesataren, por shënojnë edhe ulje shtesë për një centimetër në krahasim me ditën e djeshme. Niveli i ujit në Liqenin e Prespës është 11 centimetra nën minimumin absolut. Te niveli i Liqenit të Dojranit nuk ka ndryshime.

Related posts

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë jashtë negociatave, nuk kemi dilema për gjithçka të bisedojmë me opozitë

D V

Cërvenkovski: Nuk do ta barazoja Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e miqësisë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë

D V

Azem Sadiku nga PDSH do të garojë për herë të katërt për kryetar të Studeniçanit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More