Zvogëlohet numri i personave aktiv dhe të vdekur nga koronavirusi, Bullgaria prej sot i tërheq restriksionet për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 10 tetor – Gjatë kësaj jave është shënuar  numër i zvogëluar i personave të vdekur nga koronavirusi në vend. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, dje janë bërë 4.962 testime, janë regjistruar 344 raste të reja me Kovid-19, ndërsa kanë vdekur gjashtë persona.

 

Së bashku me të dhënat e ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut janë 6.967 raste aktive, prej të cilave numri më i madh janë në Shkup – 3.461, pastaj në Kumanovë – 629, ndërsa në vend të tretë është Tetova – 186.

Për shkak të numrit të zvogëluar të rasteve të koronavirusit, Republika e Bullgarisë prej sot i tërheq restriksionet për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, me çka nga zona e kuqe, Maqedonia e Veriut zhvendoset në zonën portokalli.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk informoi se shtetasit e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Bullgari vetëm nëse kanë vërtetim për vaksinim, me 14 ditë të kaluara nga marrja e dozës së dytë, vërtetim për Kovid-19 të kaluar, që vlen nga dita e 11 deri në të 180-të nga dita e shërimit ose PCR test negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Gjendja në kopshte për momentin është stabile, deklaroi dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Tani për tani, sipas Shahpaskës  nuk do të bëhet skrining me teste të shpejta për Kovid-19 në kopshte të fëmijëve. Potencoi se e rëndësishme është që 76 për qind e të gjithë të punësuarve në kopshte janë vaksinuar,  edukatoret dhe  përkëdhelëset janë vaksinuar në përqindje më të lartë diku rreth 78-80 për qind, si dhe personeli tjetër  ndihmës teknik.

Nga ana tjetër, prej javës së ardhshme rreth 8200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të testohen për prani të Kovid-19. Testimi do të zhvillohet sipas zgjedhjes së rastit nga regjistri i E-ditari dhe do të jetë në pajtim me prindërit e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë, ndërsa  për një ditë do të testohen rreth 1600 nxënës, në vetë shkollat nga ekipet mobile.

Rreth 75 për qind e mësimdhënësve në shkolla janë vaksinuar, ndërsa mësimin në distancë e ndjekin rreth dy për qind e nxënësve, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 1.319.879 testime për Kovid-19. Shifra e përgjithshme e personave të diagnostifikuar me kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 194.575, shifra e pacientëve të shëruar është 180.791, e të vdekurve është 6.817.

Related posts

Zaev: Dorëheqjet janë akt i lartë moral dhe etik, vijojnë vendime për përgjegjësi të konfirmuara vetëm sipas fakteve nga hetimi i ekspertëve

D V

Shtetësia, kalon komisionin për çështje evropiane – Ademi: Besojmë se Ligji do të miratohet së shpejti

D V

As 45 mijë denarë nuk mjaftojnë që të rinjtë të aplikojnë për regjistrues të popullsisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More