Agjencia Zhurnal.mk

Ziberi: Jam kandidat apartiak që pretendoj me mbështetjen e BDI-së dhe partive tjera, të drejtojë Qeverinë

Shkup, 25 qershor, zhurnal.mk – Kandidati shqiptar për Kryeministër i nominuar nga BDI, Naser Zyberi, sot e vizitoi Muzeun e Nënës Terezës në Qendër të Shkupit, pas çka foli për gazetarët duke u përgjiigjur në pyetjeve.

Tha se kandidaturën për kryeministër shqiptar ka vendosur ta pranojë pas sqarimeve që ka bërë ai për vizionin e vet dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti për idenë e tij.

Deklaratat e tij të mëparshme në disa media se idea e partisë së Ahmetit është për të mbledhur vota, Zyberi sot i sqaroi duke thënë se padyshim që gara politike bëhet për të mbledhur vota dhe tendencë për ta marrë pushtetin dhe për të drejtuar Qeveri .

“Zaten as unë nuk jam as anëtar, as përfaqësues i BDI-së, jam kandidat apartiak, mbipartiak i cili pretendon që me një mbështetje të BDI-së dhe subjeketeve tjera politike shqiptare dhe joshqiptare dhe në rend të parë qyetarëve dhe votuesve ta kem mundësinë që të drejtoj Qeverinë. Jam bindur pas disa bisedave të cilat i kemi pasur, pas sqarimeve që kemi bërë edhe unë për vizionin tim edhe z. Ahmeti për idenë e tij”, tha Zyberi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...