Agjencia Zhurnal.mk

Zyberi: Trajkovski dhe Imer lanë trashëgimi për të cilën duhet të përkujdesemi dhe ta avancojmë

Shkup, 28 qershor, Zhurnal.mk – Kandidati për Kryeministër shqiptar, Naser Zyberi, gjatë vizitës së vendit të pushimit të përjetshëm shprehi respekt për nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – Boris Trajkovskin dhe Imer Imerin

“Kemi nder dhe respekt të veçantë ndaj njerëzve që kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e karakterit multietnik të vendit, që lanë një trashëgimi të madhe të shndërruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila tashmë është bërë pjesë e preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Veriore, si një nga shtyllat kryesore mbi të cilat ngritet vendi”, theksoi Ziberi.

Ai e vlerësoi si historik kontributin e Trajkovskti dhe Imerit në ndërtimin e shoqërisë së sotme multietnike, duke theksuar më tej se si vend medoemos duhet të përkujdesemi dhe ta përmirësojmë këtë trashëgimi, duke e përforcuar kështu besimin mes bashkësive etnike.

Nën kujdesin e Boris Trajkovskit si president i vendit, u mbajtën bisedime politike gjatë përpilimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe Imer Imeri si President i Partisë për Prosperitet Demokratik, ishte një nga katër përfaqësuesit politik që udhëhiqnin negociatat dhe që në fund nënshkruan këtë Marrëveshje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...