Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zyra e avokatit të Popullit bëhet me linjë SOS për fëmijë

Shkup, 2 prill – Zhurnal – Prej sot në zyrat e Avokatit të Popullit në funksion është një linjë falas SOS për fëmijë 0800 88 500. Në këtë linjë, fëmijët do të mund të telefojnë dhe të kërkojnë këshilla nga ekspertët ose t’i tregojnë shkeljen e mundshme të të drejtave të tyre.

Zëvendës avokati i Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se kjo linjë u hap me kërkesë të fëmijëve dhe ata do të mund ta përdorin të njëjtën për t’i shprehur bindjet e tyre, pikëpamjet dhe mendimet për çështje që i prekin ata, ndërsa për të cilat shumë pak ose aspak nuk janë pyetur.

Ajo gjithashtu informoi se kjo vjen si rezultat i një numri të shtuar të ankesave për shkelje të të drejtave të fëmijëve.

Linja telefonike falas për fëmijë u realizua në bashkëpunim me Telekomin e Maqedonisë, i cili e sponsorizoi numrin dhe me organizatën joqeveritare “Jeta ime”, e cila vitin e kaluar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në formën e një peticioni u përpoq të krijonte një projekt të tillë.

Sipas Bajramovska-Mustafës, kjo linjë telefonike do të jetë një mbështetje shtesë për të gjithë fëmijët dhe i inkurajon ata që ta përdorin atë sa herë që duan të flasin, të kërkojnë përgjigje për pyetje dhe probleme në lidhje me temat që i interesojnë, madje edhe në rast se ndajnë diçka që i shqetëson ata, që i bën ata të ndjehen të trishtuar, të mërzitur ose nëse mendojnë se diçka i pengon t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

Drejtori ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Nikolla Lushev, tha se kjo linjë është e mirëseardhur gjatë pandemisë, kur stresi, izolimi dhe mënyra e re jetës i rrisin mundësitë për dhunë në familje, dhunë onlajn, kushte joadekuate për edukim.

Siç shtoi, linja falas SOS për fëmijë do t’ju ndihmojë fëmijëve dhe të rinjve të flasin lirshëm dhe të sigurt për problemet, frikën dhe sfidat e tyre dhe në të njëjtën kohë do të jenë të sigurt se të dhënat e tyre janë konfidenciale.

Gent Toska nga organizata joqeveritare “Jeta ime” vuri në dukje se projekti u realizua falë nismës që “Liderët e Rinj” e filluan më 20 nëntor të vitit të kaluar.

“Liderët e Rinj” është një projekt ku të gjithë fëmijët e të gjitha kombësive mund të shpreheshin lirshëm dhe të ishin në qendër të vëmendjes, siç e meritojnë. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të ngritim iniciativë për nënshkrimin e një peticioni për telefon SOS me Avokatin e Popullit. Peticioni deri më tani është nënshkruar nga mbi një mijë qytetarë. Me ktëë konfirmojmë që me një bashkëpunim të mirë midis sektorit të shoqërisë civile, institucioneve, kompanive dhe donatorëve të ndryshëm që janë pjesë e vendit mund të jenë të suksesshëm dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të rritet”, theksoi Gent Toska në konferencën e sotme për shtyp.

Postime të ngjashme

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

Pendarovski: Pa integrim rajonal nuk mund të flasim për stabilitet rajonal

Dafina Vidishiqi

Dimitrov: Është koha e fundit që BE-ja të përmbush premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...