Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë: Shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar autobusin

Një aksident i autobusit me targa të Kosovës në rrugën në afërsi të Sllavonski Brod të Kroacisë shkaktoi vdekjen e dhjetë kosovarëve.

 

Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë kishte dal jashtë rrugës dhe është rrokullisur, e cila gjë ka shkaktuar viktima dhe lëndimin e dhjetëra udhëtarëve.

Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë ka njoftuar se shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të dretuar automjetin ndërsa pasi u morr në pyetje dhe është kërkuar masa e paraburgimit, raporton index.hr.

“Më 26 korrik 2021, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Sllavonski Brod ka marr në pyetje shtetasin 52-vjeçar të Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku”, njoftoi fillimisht zyra e avokatit, transmeton Telegrafi.

“Ekziston një dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar po ngiste një autobus në korsinë jugore të autostradës A3 afër Sibinj më 25 korrik 2021 rreth orës 6.15 të mëngjesit, në kundërshtim me nenin 47, paragrafi 2 dhe nenin 198, paragrafi 1 i Aktit të Sigurisë së Trafikut Rrugor dhe se në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt”, shtoi avokati.

Ai më tutje thuhet se “nuk lëvizi në një distancë të mjaftueshme nga buza e djathtë e rrugës, kështu që përfundoi në zonën me bar në anën jugore”.

Ndryshe, Josip Mataija, Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci ka pohuar më parë se shoferët e autobusit duket se nuk ishin ndërruar për kohë të gjatë dhe pasagjerët nuk ishin lidhur me rrip të sigurimit.

Related posts

Kosovë/ Policia sekuestro dy armë zjarri në Drenas

N E

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

N E

Petar Petkoviq nesër merr pjesë në takimin e Kurtit me Vuçiqin: Ja skenari i Serbisë për këtë takim

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com