Zyra e presidencës hedh poshtë raportimet se DASH ka hedhur kritika ndaj Osmanit për aksionin në veri

Pas zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar telefonatë me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lidhur me këtë, më herët është raportuar se DASH, ka shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, duke thënë se me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare.

Kjo raportohet se i është thënë Osmanit gjatë diskutimit për reciprocitetin me targa.

Por, Donjeta Miftari, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk qendrojnë dhe raportimi është i pasaktë.

“Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari.

Ndryshe, në ditën e tetë të bllokadës në dy pikat kufitare në veriut e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për ulje të tensioneve, Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë retorikën, ndërsa njohësit e zhvillime politike vlerësojnë se situata është shqetësuese, mirëpo ajo mbase po përdoret për qëllime politike në Prishtinë dhe Beograd.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Related posts

Vërtetimi i dënimit të Todosijeviqit nga Apeli, reagon BE-ja

Redaksia

Loja me kthimin e rasteve në rigjykim, dy dekada në kërkim të drejtësisë

D V

Analisti gjerman: Macron po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe zgjerimin e BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More